E Diel, 1 Nëntor 2026

Asgjësohet një parcelë me 730 rrënjë bimë narkotike

01/09/2010 DELVINË - Një parcelë me 730 rrënjë bimë narkotike u identifikua dhe asgjësua në komunën e Vergoit, 20 km larg Delvinës, njoftuan dje burimet nga komisariati i policisë së Delvinës.

"Lënda narkotike "hashash", në lartësinë 150- 270 centimetra, ishte mbjellë i fshehur në vendin e quajtur Bigadhe, 6 orë me këmbë larg qendrës së fshatit Vergo", thanë burime zyrtare.

"Autorët ende nuk janë identifikuar dhe një hetim është hapur nga policia lokale", nënvizuan burimet e lartpërmendura. Ky është i katërti rast gjatë këtij vitit, kur policia e Delvinës asgjëson parcela të mbjella në lëndë narkotike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›