Rikonstruksion i plotë vendit të debatit politik
01/09/2010 Salla e seancave
Salla e seancave plenare të Parlamentit, i është nënshtruar një rikonstruksioni total. Mësohet se që pas mbylljes së sesionit parlamentar në korrik, salla është shndërruar në një kantier ndërtimi. Rikonstruksioni bëhet pasi prej mbi 60 vitesh në sallën ku zhvillohen debatet politike dhe miratohen ligje të rëndësishme, nuk ishte vënë dorë në mënyrë rrënjësore. Krahas punës për rikonstruksionin e sallës janë kryer edhe shumë punime të tjera për krijimin e mjediseve të ndryshme brenda godinës për gazetarët deputetët e të ftuarit. Po rikonstruktohen të gjitha lozhat, lozha e gazetarëve, si dhe mjedise të reja që i shërbejnë punës së deputetëve. Tavani i vjetër prej 450 m2 është shembur për t’u zëvendësuar me një të ri, i cili do të ketë një ndriçim të ftohtë, nga më cilësorët. Mësohet se ky ndriçim është një risi jo vetëm për cilësinë, por edhe për faktin se do të kursejë 40% të energjisë që harxhohej më parë. Gjithashtu, po realizohet zëvendësimi total i dyshemesë së vjetër dhe është ndërtuar një dysheme e re, si dhe po bëhet një rikonceptim i ri i internetit të sallës. Po riinstalohet dhe rikonfigurohet nga e para i gjithë sistemi elektronik, si dhe po bëhet zëvendësimi i sistemit elektrik.