E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, nuk rritet çmimi i bukës nuk është rritur

01/09/2010 Shefi i Drejtorisë së Tatim-Taksave, Albert Malaj: Kemi ushtruar kontrolle tek të gjithë subjektet

FIER- Çmimi i bukës në tregun e Fierit nuk është rritur. Ky konkluzion është shprehur nga kreu i Drejtorisë rajonale të Tatim-Taksave Albert Malaj, pas kontrolleve të ushtruara në njësitë e tregtimit dhe prodhimit të bukës. Sipas Malajt, muaji gusht ka kaluar në sitën e kontrolleve dhjetëra subjekte në aktivitet që kryejnë veprimtarinë e tyre prodhuese në gjithë territorin e Fierit. Specialistë të Drejtorisë rajonale të Tatim-Taksave kanë ushtruar kontrollet e tyre të shpeshta për të vërejtur ndryshimet në çmimin e bukës dhe peshës së saj nga furrat deri tek konsumatori. Çmimi në varësi të peshës së saj për shitje në treg nuk ka ndryshuar nga më parë.

Çmimet

“Për këtë muaj, pra për muajin gusht, ka theksuar kreu i Drejtorisë rajonale të degës së Tatim-Taksave në Fier, Albert Malaj, kemi kryer investigime në pikat e tregtimit të miellit dhe të bukës që kryejnë aktivitetin e tyre prodhues në Fier. Investigimi është kryer në pika të ndryshme dhe do vazhdojë të kryhet dhe nga rezultatet e investigimit rezulton që çmimi i miellit varion nga 50-55 lekë për kilogram. Gjatë këtij muaji nuk ka pasur ndryshime me çmimet që kanë qenë në fillim të muajit, ndërsa çmimi i bukës dhe kryesisht të bukës masive asaj 1 kg është 100 lekë, 800 gr. 80 lekë. Pra, në tregun e Fierit dhe të Lushnjës, nuk rezulton ndryshim të çmimit të bukës në asnjë nga pikat e prodhimit të brumit”. Asnjë nga pikat e prodhimit të bukës nuk është dënuar me gjobë, por gjithsesi gjoba ato kanë marrë për shkaqe të tjera nga ana e Drejtorisë së Tatim-Taksave. Dhjetëra pika të prodhimit të bukës në Fier e Lushnjë janë gjobitur se janë gjetur pa kuponin tatimor dhe pa kasat fiskale. Për Drejtorinë Tatimore kjo nuk quhet një punë e mbyllur, por një detyrë e vazhdueshme si në drejtim të çmimit të bukës, ashtu edhe në drejtim të kuponit tatimor dhe kasave fiskale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›