E Diel, 1 Nëntor 2026

Pacolli: Marty dhe Del Ponte do t’u kërkojnë falje kosovarëve

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se Dick Marty dhe Carla Del Ponte do t’u kërkojnë falje një ditë kosovarëve.

Pacolli ka thënë intervistë për portalin e njohur zviceran, swissinfo, se ish kryeministri Ramush Haradinaj ka luftuar për nëntë vjet kundër akuzave të Karla del Pontes, vite gjatë të cilave është burgosur edhe pse i pafajshëm.

“Për qeverinë tonë ka rëndësi që opinioni publik ta dijë më në fund se si kanë rrjedhur ngjarjet. Përballja ime me Karla del Ponten ka ndodhur rreth 15 vjet më parë, kur kishte hapur një hetim kundër meje me kërkesë të prokurorit të Moskës Yuri Skuratov, i cili po hetonte mbi ish presidentin Boris Jeltsin, i dyshuar për shpëlarje parash. Do të doja që një ditë të mund të flisja sy më sy me zonjën del Ponte për këtë, por edhe që ta pyesja nga i erdhi ndër mend që të akuzonte kryeministrin tonë Hashim Thaçi për trafik organesh” ka thënë Pacolli./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›