E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ashleigh Barty triumfon në Wimbledon 2021

Numri një në botë Ashleigh Barty triumfon në finalen e Wimbledon, duke arritur suksesin e saj të dytë në karrierë, pas Roland Garros fituar në 2019. Në një sfidë të luftuar, që zgjati pothuajse dy orë, Barty mundi në finale polaken Karolina Pliskova me rezultatin 2-1(6-3, 6-7, 6-3).

Sfida nisi e mirë për australianen, duke patur gjithçka nën kontroll dhe duke fituar me rezultatin 6-3 në setin e parë. Në setin e dytë, gjithçka ishte ndryshe, tenistja polake Pliskova arrin të fitojë 7-6 duke vendosur barazpeshën në sete, 1-1.

Në setin e tretë, të fundit, nuk ka më histori, gjithçka është në favor të tenistes australiane, e cila arrin të fitojë me rezultatin 6-3. Një sukses mëse i merituar për Barty, që konfirmohet si më e mira në botë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›