Egjipt fillojne ndryshimet e para

Egjipti tenton ti rikthehet normalitetit ndërsa frerët e pushtetit i ka marrë në dorë ushtria që tashmë imponon paqe. Dyqanet e para janë hapur në sheshin Tahrir e kanë kaluar pas tre javësh në zonë edhe makina civile. Tri ditë pas rrëzimit të presidentit Hosni Mubarak, Këshilli i Lartë Ushtarak në Egjipt shpërndau parlamentin dhe shfuqizoi Kushtetutën.
Në këtë mënyrë gjeneralët plotësuan dy kërkesa të rëndësishme të demonstruesve, që protestuan për javë të tëra kundër Mubarakut. Ushtria njoftoi se do të drejtojë Egjiptin për gjashtë muaj, nëse nuk do të mbahen më parë zgjedhje presidenciale dhe parlamentare. Përveç kësaj duhet të formohet një komision, që të punojë për ndryshimet kushtetuese dhe të përgatisë një referendum mbi këto propozime. Kryeministri Ahmed Schafik përgenjështroi thëniet se Mubaraku është larguar nga vendi dhe është vendosur në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Në sheshin Tahrir në Kajro, qendër e protestave masive, kaluan të dielën për herë të parë sërish makina. Nga frika e një pezullimi të reformave, megjithatë ende disa mijëra njerëz rrinë në pritje në shesh ndonëse ushtria ka rrethuar grupime të ndryshme e ka kërkuar shpërndarjen e tyre. Ushtria ka bërë të ditur se në Egjipt ndalohen tubimet apo grumbullimet e personave që nëse kundërshtojnë rregullat e reja do të arrestohen.
Delina Bitraku