E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tensioni ne kalane e Shkupit 8 te plagosur

Forca policore të njësiteve speciale mbeten të stacionuara në rrethinën e Kalasë së Shkupit, pas incidentit të dhunshëm mes dy grupeve etnike - shqiptare dhe maqedonase . Situata  mbetet e tensionuar megjithë prezencën e shtuar të policisë përreth kalasë ku po kryhen inspektime pas përplasjeve të një dite më parë. Ministria e Punëve të Brendshme konfirmoi se gjatë incidentit në Kala, dy anëtarë të policisë dhe gjashtë protestues kanë mbetur të plagosur një prej të cilëve ndodhet bende në spital.

Ambasada amerikane në shkup ka reaguar duke u bërë thirrje palëve për qetësi e për zgjidhjen e problemeve përmes dialogut . Ndërsa Zyra e delegacionit të bashkimit europian në Shkup bëri thirrje për  besim në legjitimitetin e  përfaqsuesve të zgjedhur për të zgjdhur cështjet e hapura Menjëherë pas incidentit ka reaguar kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski. Ai ka apeluar që të ruhet gjakftohtësia dhe kjo situatë të mos shfrytëzohet për qëllime politike.  Por, partia maqedonase në opozitë, LSDM, ka kërkuar shkarkimin urgjent të krerëve të Ministrisë së Brendshme si dhe të Drejtorit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore për ngjarjet në Kalanë e Shkupit.  Partia shqipatre në pushtet, BDI-ja, zyratrët e së cilës ishin në mesin e protestuesve, ka reaguar përmes një deklarate me shkrim, ku theksohet se, “bashkë me partnerin e koalicionit qeverisës, VMRO DPMNE, dënon incidentin e sotëm në Kalanë e Shkupit dhe njëkohësisht bën thirrje për qetësim të situatës”.

Nga ana tjetër, partitë politike shqipatre në opozitë kanë fajësuar koalicionin qeverisës si shaktar për incidentin ndëretnik. “Demokracia e Re” vlerëson se “kërcënimet e djeshme të kryeminstrit Greuvski ndaj të gjithë atyre që tentojnë të ruajnë stabilitetin dhe paqen në vend, ishin shtytje e drejtpërdrejtë për konfrontimin e sotëm".Paraprakisht, Partia Demokratike Shqiptare e Menduh Thaçit kishte deklaruar se fajin për incidentin në Kala e sheh te subjekti politik shqiptar, pjesëmarrës në qeveri.

Rreth 200 protestues maqedonas, ishin futur në brendinë e Kalasë, në afërsi të kishës që po ndërtohej, ndërsa protestuesit shqiptarë, të udhëhequr nga Lëvizja “ZGJOHU!”, nuk u lejuan nga forcat e shumta të policisë për të hyrë brenda, për të mbajtur protesën e paralajmëruar.  Në një situatë të tensionuar, aktivistët e Lëvizjes “ZGJOHU!”, të shoqëruar dhe nga zyrtarë të lartë të partisë në pushtet - Bashkimi Demokratik për Integrim - janë futur në brendi të Kalasë dhe kanë vendosur pankarta në mbrojtje të Kalasë. Përleshja mes protestueseve ka ndodhur pas provokimeve të protestueseve maqedonas, të cilët kanë filluar të gjuanin me gurë. Përshkallëzimi i situatës ka nisur pas vendimit të Ministrisë së Kulturës për të ndërtuar një kishë muze mbi Kalanë e Shkupit, e cila, siç thuhet po bëhet mbi themelet e një kishe ilire të rrënuar nga shekulli 13.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›