Shtyhet gjyqi i Timoshenkos
Procesi gjyqësor i ish kryeminstres Julia Timoshenko është shtyrë për dy ditë, pasi liderja opozitare angazhoi avokat të ri.
Timoshenko mund të dënohet deri në 10 vjet burg nëse shpallet fajtore për abuzimin e pushtetit.
Akuza e saj ka ardhur pas një marrëveshje të nënshkruar në 2009, ku ajo kishte blerë gaz natyror nga Rusia, me nje çmim shumë të lartë.
Timoshenko ka mohuar se ka bërë keqpërdorime dhe po ashtu ka hedhur poshtë akuzat duke thënë se rasti është i motivuar politikisht dhe i orkestruar nga presidenti Viktor Janukoviq.