Hugo Çavez kthehet në Venezuelë

Presidenti Hugo Çavez është rikthyer nga Kuba në Venezuelë pas një operacion që kreu për heqjen e një tumori kanceroz.
Televizioni shtetëror shfaqi një video ku Chavez shfaqet duke lënë Havanën dhe pastaj arritjen e tij në Karakas.
“Jam mirë. Jam i lumtur”, ka thënë Çavez pas arritjes në vendin e tij.
“Një ulje e mrekullueshme”, ka thënë ai pasi ka përqafuar zëvendëspresidentin Elijas Huan dhe vëllanë e tij, Adanin.