Bulqizë, dita e 6-të e grevës së minatorëve, rëndohet gjendja
BULQIZË- Greva e minatorëve sot hyri në ditën e gjashtë të grevës. Dhjetë minatorët e Bulqizës, vijojnë të qendrojnë në një godinë pranë kompanisë ACR, ndërsa pranë ambienteve të saj janë grumbulluar minatorë të tjerë mbështetës.
Sic ishte edhe paralajmëruar sot minatorët së bashku me familjarët e janë drejtuar portës kryesore të ACR dhe kanë deklaruar se nuk do të lejojnë policinë dhe punonjësit të futen në firmë, në mënyrë që firma të reagojë për zgjidhejn e situatës.
Korrespondenti Enver Doci raporton se gjendja e grevistëve paraqitet e rënduar në ditën e gjashtë, ndërkohë që asnjë mjek nuk i ka vizituar ato, ndërkohë që dje dy minatorë janë dërguar në spital pasi u ndjenë keq.
Minatorët nuk heqin dorë nga tre kërkesat kryesore të tyre investimet në miniere, rritje me 20% të pagës së minatorëve, largimi nga territori i ACR i firmave të tjera, që shfrytezojne minierat në menyrë abuzive dhe shkarkimi i drejtorit të minierës së Bulqizës, Medat Zogu, kërkesë e cila nga ACR refuzohet.
(e.m/BalkanWeb)