E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, tre në pranga për vepra të ndryshme

Në pranga fillimisht ra shtetasi Simon Podja, 19-vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Komuna Rrethina Shkodër. Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Shkodër që me datë 06.09.2011, për veprën penale të “Vjedhjes në bashkëpunim’.

Ndërkohë, mbrëmjen e shkuar u ndalua shtetasi Altin Garupi 38-vjeç, banues në lagjen “Naim Gjylbegu”, qyteti Shkodër. Ndalimi i tij u bë pasi në bazë të informacioneve të marra, ky shtetas u kap në flagarncë duke lëvizur me një mjet me targa Italiane AZ 253 HM, me një armë zjarri pistoletë tip TT, me një krëhër me 4 fishekë, të cila i mbante pa leje.

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi Edmond Ftoni, 33-vjeç, banues në fshatin Dheu i Lehtë, Komuna Hajmel, rrethi Shkodër. Arrestimi i tij u bë pasi dje, me mjetin e tij ka përplasur një shtetase që udhëtonte me biçikletë. Për pasojë humbi jetën shtetasja Suada Sula, 24-vjeçe banuese në lagjen “Guerrile”, Shkodër. U kryen veprimet e para procedurale dhe materialet iu kaluan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.  /S.Ll/Start/                                                           
 
 

                                                                                             2011-09-23 16:36
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›