E Diel, 1 Nëntor 2026

Ashton: Kriza po vë në rrezik përparimin e mëtejshëm drejt BENga BBCPërfaqësuesja e lartë e Bashkimit evropian për Politikë të jashtme, Catherine Ashton viziton Kosovën, në ndalesën e tretë dhe të fundit në turneun e saj të parë në Ballkan. Zonja Ca

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Ashton: Kriza po vë në rrezik përparimin e mëtejshëm drejt BENga BBC

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit evropian për Politikë të jashtme, Catherine Ashton viziton Kosovën, në ndalesën e tretë dhe të fundit në turneun e saj të parë në Ballkan.

Zonja Catherine Ashton përzgjodhi këtë radhë të shkojë në Bosnjë Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë.

Në fjalimin e saj para shoqërise civile në Beograd, zonja Ashton pati një mesazh të qartë për të gjithë vendet e Ballkanit.

Ajo theksoi arritjet e bëra në Ballkan duke vënë në dukje se Ballkani sot është një vend ndryshe. Por ajo theksoi edhe sfidat me të cilat përballen vendet.

Për Kosovën, Baronesha Ashton tha se ne e kuptojmë se Kosova mbetet një çështje e rëndësishme për Serbinë, megjithatë, shtoi ajo, pikëpamjet e ndryshme mbi statusin e Kosovës nuk duhet të na parandalojnë ne të ecim përpara në zgjidhje të çështjeve praktike.

Në veçanti bashkëpunimi rajonal duhet të ecë përpara. Kosova duhet të mundësohet në një mënyrë pragmatike të marrë pjesë në iniciativat e bashkëpunimit rajonal.

"Kosova, theksoi ajo, është pjesë integrale e strategjisë së BE në Ballkanin perëndimor.

Zonja Ashton më pas theksoi se Mali i zi, Shqipëria dhe Maqedonia po përparojnë në drejtimin e duhur.

Duke u përqëndruar te Shqipëria, ajo tha se Shqipëria gjatë viteve ka parë progres të rëndësishëm. Megjithatë, shtoi përfaqësuesja e lartë, vështirësitë politike aktuale po venë në rrezik progresin e mëtejshëm .

"Dua të them sinqerisht se unë jam përkrahëse e fortë e dialogut politik dhe jo e bojkoteve si rrugë për të gjetur zgjidhje politike, "tha ajo.

Duke u kthyer tek Maqedonia, zonja Ashton tha se progresi konkret dhe zgjidhja e të ashtuquajturës çështje e emrit do të jetë tepër e dobishme.

Baronesha Ashton e bëri të qartë se mesazhi i Be-së ishte "BE është me ju deri sa ju të jeni në BE."

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›