E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA: Çmojmë rolin e presidentit në arritjen e një zgjidhje për krizënNga TemaShtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin rolin e presidentit Bamir Topi në zgjidhjen e krizës politike në vend. Kjo u bë e ditur gjatë një takimi në Zagreb mes presidenti

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

SHBA: Çmojmë rolin e presidentit në arritjen e një zgjidhje për krizënNga Tema

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin rolin e presidentit Bamir Topi në zgjidhjen e krizës politike në vend. Kjo u bë e ditur gjatë një takimi në Zagreb mes presidentit Topi dhe Nënsekretarit amerikan të Shtetit, Xhejkob Lju.

Fillimisht presidenti Topi ka vlerësuar bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve dhe kontributin e dhënë nga SHBA në rrugën e transformimeve demokratike që ka bërë Shqipëria. Zyra e shtypit pranë presidentit bën me dije se më pas Topi e ka njohur Lju me disa zhvillime aktuale në vend, si dhe me tryezën politike mes mazhorancës dhe opozitës. Kjo zyrë bën me dije se presidenti Topi është shprehur se është i angazhuar institucionalisht e personalisht që të gjejë pikëtakimet mes mazhorancës e opozitës. Në këtë pikë, Nënsekretari amerikan ka çmuar përpjekjet e presidentit, duke i konsideruar shumë të rëndësishme për rifillimin e dialogut politik dhe rivendosjen e legjitimitetit e funksionimin e institucioneve demokratike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›