E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria, mes vendeve më kurioze turistike në botë



Shqipëria dhe disa vende të Afrikës Jugore janë vendet më të përzgjedhura nga publiku për turizmin e vitit 2010. Shifrat zyrtare nuk janë publikuar ende, por që në ditën e parë të edicionit të 30-të të BNT (Bursës Ndërkombëtare të Turizmit), të organizuar këtë vit në Panairin e Milanos, publiku ka qenë shumë më i madh krahasuar me edicionet e tjera, sidomos të vitit të kaluar. Kështu janë profilizuar më shumë interesat e grupeve të njerëzve drejt zbulimit të “tokës së re”. Sipas ekspertëve të turizmit, interesi është shtuar drejt vendeve që, nuk ofrojnë luksin dhe pushimet shumë të rehatshme, por privilegjojnë vetëpërmbajtje, histori dhe kulturë të popujve, natyrë të paeksploruar nga turizmi në masë. Kjo kuptohet nga dyndja e interesit këtë vit drejt vendeve të ish-regjimit komunist, vendet afrikane dhe aziatike larg nga vendet e pushimit të rrahura deri tani. Pothuajse gjithnjë bëhet fjalë për vende pa luks. Kufijtë e rinj të turizmit që publiku duket se preferon këtë vit janë: Shqipëria, Vendet Baltike, Palestina, Kamboxhia, Etiopia, Nepali, Sudani, Uganda. Bën përshtypje zbulimi që, shumë vende, përveç ambientit të pa-kontaminuar, mund të mburren me zona arkeologjike me bukuri të madhe, si Shqipëria, që propozohet si një territor që, edhe pse jo shumë i organizuar nga ana turistike, mund të të ofrojë shumë. Të preferuar shfaqen pra vendet që kanë një turizëm që të nxit për të njohur, përveç madhështisë natyrore, shkatërrimet e provokuara nga kolonializmi, i vjetër dhe i ri i cili nuk ka gjasa të përsëritet falë turizmit.
(Marrë nga La Repubblica)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›