OSBE: Hetim të hollësishëm zgjedhjeve. Nëse mandatet e PS do hiqeshin, kjo do ishte e tmerrshmeNga Tema Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Soares ka deklaruar se ata mbështesin raportin e hartuar nga misioni vëzhgues dhe kërkoj
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
OSBE: Hetim të hollësishëm zgjedhjeve. Nëse mandatet e PS do hiqeshin, kjo do ishte e tmerrshmeNga TemaPresidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Soares ka deklaruar se ata mbështesin raportin e hartuar nga misioni vëzhgues dhe kërkojnë që të zgjedhurit të hyjnë në Kuvend.
“Unë mendoj se është e rëndësishme që të deklarojmë qartë se duhet që të gjithë të zgjedhurit të hyjnë në parlament. Kjo është thelbësore, pavarësisht ndonjë ankese që mund të ketë. Deputetët e zgjedhur duhet të hyjnë në parlament sepse ekziston rreziku që nëse deputetët e PS nuk hyjnë në parlament javën e ardhshme, mund të humbin mandatin e tyre. Kjo do të ishte e tmerrshme duke pasur parasysh atë që ka ndodhur gjatë 20 viteve të fundit në vende si Shqipëria,” tha Soares.
Kreu i Asamblesë ka shtuar se mund të ngrihet një komision hetimor që respekton ligjet në fuqi dhe që mund të jetë mjaft i dobishëm dhe shtoi se hetimi duhet të jetë i hollësishëm. Më poshtë deklarata zyrtare pas takimeve.
Më datë 17 dhe 18 shkurt, në Vienë, President i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Joao Soares u takua me Jozefina Topallin, Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, dhe Edi Ramën, Kryetar i Partisë Socialiste, si dhe të tjerë zyrtarë të lartë të zgjedhur. Në vijim të këtyre takimeve, Presidenti Soares konfirmoi sot mbështetjen për vlerësimin e OSBE-së për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit.
Deklarata paraprake paszgjedhore e OSBE-së e datës 29 qershor vlerësonte që zgjedhjet patën përmirësime, por gjithashtu u vunë re dhe shkelje.
“Misioni i OSBE-së, u kryesua nga Zëvendëspresidenti i AP-së së OSBE-së, Wolfgang Grossruck, një deputet me shumë përvojë. Duke vënë në dukje përmirësimet, ai dhe ekipi që kryesonte renditi një numër çështjesh të rëndësishme që duhet të shqyrtohen. Pretendimet për manipulim që u paraqitën nga opozita duhet të shqyrtohen gjithashtu,” tha Soares.
Soares u bëri thirrje deputetëve të zgjedhur të opositës të zënë menjëherë vendet e tyre në parlament. “Në interes të stabilitetit dhe për të vazhduar më tej dialogun dhe ripajtimin, u bëj thirrje kandidatëve të zgjedhur të pranojnë menjëherë mandatet e tyre në parlament. Unë përshëndes shprehjen e vullnetit nga të dyja palët për të marrë pjesë në një komision parlamentar që do të kryejë një investigim të plotë dhe të hollësishëm të zgjedhjeve në respektim të kushtetutës dhe vendimeve përkatëse të Gjykatës Kushtetuese.”
Në deklaratën e datës 29 qershor 2009, vëzhguesit thanë se zgjedhjet shënuan një progres të dukshëm përsa i përket regjistrit zgjedhor dhe procedurave të identifikimit, si dhe miratimit të një kuadri ligjor të përmirësuar. Por vëzhguesit vunë re që këto përmirësime u errësuan nga politizimi i aspekteve teknike të procesit dhe shkeljet e vëna re gjatë fushatës, të cilat minuan besimin e publikut tek procesi zgjedhor.