E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpallen bankat fituese për Eurobondin



JP Morgan dhe Deutsche Bank janë zgjedhur bankat fituese që do të udhëheqin transaksionin e emetimit të Eurobondit prej 300 milionë eurosh. Ministria e Financave ka bërë publik dje emrat e dy fituesve, duke shtuar se i ka kërkuar edhe “Raiffeissen Bank” të mbështesë këtë proces. Faza e radhës është ajo e përgatitjes së dokumentacionit nga ana e ministrisë dhe bankave të përzgjedhura, përpara se të vijohet me prezantimin në qendrat financiare më të rëndësishme të Evropës. Me këtë synohet pozicionimi atraktiv i Shqipërisë për investitorët potencialë të Eurobondit. Nga ana e Financave pritet që muaji prill të finalizojë me sukses procesin e emetimit. Për Shqipërinë ky është Eurobondi i parë dhe nëse finalizohet me sukses kjo do të shënojë edhe daljen e parë në tregun ndërkombëtar. Procedurat për emetimin e 300 milionë eurove filluan në janar, ku 15 banka shfaqën interesin e tyre për të udhëhequr këtë transaksion. Seleksionimi në dy faza solli në fazën e dytë gjashtë banka si JP Morgan, Deutsche, Raiffeisen, HSBC, BNP Paribas and Credit Suisse. Nga ana e ministrisë janë dhënë detaje se eurobondi mund të shkojë mbi 350 milionë euro dhe nga këto 200 milionë do të shlyejnë kredinë e një viti më parë, kurse pjesa tjetër do përdoret për të ulur deficitin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›