Ashton Kutçer, i terrorizuar nga 3 000 kukullat e Demi Murit
Ashton Kutçer i terrorizuar nga koleksioni i çuditshëm i kukullave të së shoqes? Bashkëshorti i aktores Demi Mur ka pohuar në rrjetin social “Twitter” për frikën e tij më të madhe... Aktori ka shpjeguar se është i terrorizuar nga 3 000 kukullat e bashkëshortes: E kaloj ditën mes koleksionit absurd të sime shoqeje. Kohët e fundit kam pasur disa makthe”,- shkruan Kutçer. Thuhet se Demi ka një shtëpi posaçërisht për kukullat dhe për këtë Ashton është tepër i shqetësuar, aq sa po përpiqet ta bindë atë të veprojë ndryshe: “Po përpiqem ta bind të hapë një muze kukullash. Ajo ka mijëra Barbi dhe GI Xhoes”. Koleksioni i Demi Murit filloi kur ajo ishte ende e martuar me aktorin Brus Uillis dhe kohët e fundit ka shpenzuar edhe dy milionë dollarë për të pasuruar këtë koleksion të çuditshëm.
Skarlet Johanson
Seksi, në rolin e mësueses së jogës
Filmi më i ri, ku protagoniste është aktorja e famshme Skarlet Johanson ka pasur rekord shitjesh dhe kjo falë aktorëve profesionistë dhe skenave të nxehta të realizuara nga biondja bukuroshe. Filmi titullohet “He’s Just Not That Into YouCast”, drejtohet nga Ken Kuapis dhe dallohet për pjesëmarrjen e aktorëve Xhinifer Guduin, Xhenifer Aniston, Ben Aflek dhe Dreu Berrimor. Spikat në këtë film të suksesshëm roli i Skarlet Johanson e cila ka realizuar disa skena të nxehta. Ajo interpreton Anën, një mësuese joge që me bukurinë e saj arrin të fusë në krizë martesën mes Xhaninës (Xhenifer Konëlli) dhe Ben (Bredli Kuper). Aktorja njihet për rolet e saj pikante dhe marrëdhëniet e mira me aktorët e tjerë. Kjo mbase është një arsye e vlefshme për shitjet rekord të filmit dhe padurimin e të gjithëve për ta pasur DVD-në e filmit të suksesshëm. Skarlet ka marrë pjesë edhe në disa videoklipe këngësh ku si gjithmonë shfaqet seksi dhe mjaft e sigurt në vetvete.
10 Qershor 2009