E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ashton Lironi Mursin

Shefja e Lartë e Bashkimit Evropian per politikat e jashtme dhe sigurine Catherine Ashton ka bere thirrje per lirimin e presidentit tashme te rrezuar egjiptian Mohamed Mursi. Ish udhëheqësi ka qene nen arrest ne nje vend te fshehte prej dates 3 korrik, kur ushtria e rrezoi ate nga pushteti  përmes protestave masive qe bënin thirrje per dorëheqjen e tij.

"Unë besoj se ai duhet të lirohet dhe une besoj se te burgosurit politike duhet liruar. Unë di ta bëjë dallimin midis njerëzve te cilet mund te jene duke u akuzuar per gjera te tjera dhe atyre të cilët janë duke u mbajtur.U sigurova se ai është mirë.Do të të pëlqente ta kisha takuar atë,megjitahte ne pamundesi u informova mbi gjendjen e tij dhe morra vesh se jane duke u kujdesur”, u shpreh ajo.

Ajo u takua me perfaqesuesite e Vëllazërisë Myslimane, te cilet u shprehen se BE-ja nuk ka ofruar ende nje zgjidhje per krizen qe ka mberthyer Egjiptin.

Perkrahesit Mursit u zotuan se do te mbeten ne rruget e Kajros derisa njeriu qe ata zgjodhen te kthehet ne pushtet. Shtatedhjete protestues pro Mursi u arrestuan te merkuren pas perleshjeve te dhunshme te marten, ku dhe vdiqen shtate veta. Tensioni eshte ne rritje ne Kajro.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›