Ashton-Thaccedilit Ju jeni nje burre shteti

Baronesha Catherine Ashton po qëndron të mërkurën në Prishtinë në kuadër
të turit të saj në Kosovë dhe Serbi. Gjatë një konference për media me
Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaci, ajo e vlerësoi këtë të fundit si
një burrë shteti që ka treguar përkushtim dhe seriozitet sa i takon
bisedimeve që janë zhvilluar për muaj të tërë në Bruksel me palën serbe.
"Vlerësojmë punën plot zell të treguar për çuarjen përpara të procesit. Të gjitha shtetet e BE-së kanë përshëndetur përpjekjen e treguar. Ky është një proces që duhet të vijojë me të njëjtin përkushtim", u shpreh Ashton. Nga ana e tij, Kryeministri Thaci theksoi se në takimin me Ashton është diskutuar sa i takon hapave të fundit të ndërmarra, ndërsa vlerësoi se bisedimet me Serbinë kanë arritur një progres substancial. Takimi Ashton-Thaci, u zhvillua pa praninë e mediave, ndërsa baronesha është takuar më herët edhe me Presidenten Atifete Jahjaga. Një ditë më parë ajo ishte në Beograd, ku deklaroi se pas vendimit historik, siç vlerësoi ajo, të Këshillit Evropian për hapjen e bisedimeve për pranim me Serbinë, tani duhet zbatimi i marrëveshjes për normalizim. “Puna kryesore që duhet bërë tani është zbatimi i marrëveshjes”, tha Ashton duke theksuar se procesi teknik i transferit të vendimeve politike në praktikë nuk është i lehtë. Ajo ka vlerësuar se zbatimi i marrëveshjes për normalizim të raporteve ndërmjet Beogradit e Prishtinës, është i domosdoshëm për jetë më të mirë të banorëve në të dy vendet. Gjatë qëndrimit në Beograd ajo u takua me zyrtarët më të lartë të Serbisë. Presidenti Tomisllav Nikolliq tha se me gjasë Prishtina dhe Beogradi nuk do të kishin qenë në gjendje të arrijnë marrëveshje pa Bashkimin Evropian dhe porositi se kjo është marrëveshje “për bashkëpunimin e ardhshëm më të mirë, nëse jo të fëmijëve tanë, atëherë të fëmijëve të fëmijëve tanë”. / Top Channel