E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes ne spital e qelloi kunati per token

Agim Visha nuk ka mundur t'i mbijetojë plumbave që i kunati derdhi mbi të pas një debati për 700 metra tokë. Pas katër ditësh në gjendje kome, 46-vjeçari ka ndërruar jetë mëngjesin e të mërkurës në Spitalin Ushtarak.

Visha u qëllua më 4 korrik, në një lokal në vendin e quajtur Lanabregas në kryeqytet. Policia identifikoi menjëherë autorin e ngjarjes i cili është shtetasi Fatos Lika, 34 vjeç, burri i motrës së Vishës. Nga hetimet paraprake dyshohet se konflikti për 700 metra tokë ka qenë motivi i ngjarjes. Autori është ende në kërkim policor. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›