E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hulk mbetet në Porto

Nga Express më 02 korrik 2011 në ora 20:03

Sulmuesi brazilian Hulk ka insistuar se do të mbetet në Porto, pavarësisht spekulimeve rreth largimit të tij nga klubi gjatë kësaj vere.

Klube të mëdha evropiane si Milan dhe Manchester City besohet se ndjekin 24 vjeçarin, i cili shënoi 23 gola në 26 ndeshje në kampionatin portugez sezonin e kaluar. Mirëpo, Hulk është i bindur se e ardhmja e tij është në Portugali.

“Të largohem nga Porto tani? Kam nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare dhe e ardhmja ime është këtu”, tha Hulk për mediet portugeze.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›