E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ashton ka marrë dhurata nga Thaçi dhe Daçiqi

Për ditëlindjen e saj, shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton ka fituar shall dhe dorëza nga kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, dhe një qafore nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, raportojnë mediumet serbe.

Sipas tyre, baronesha Ashton “është falënderuar përzemërsisht për dhuratat”.

Ashton ka gëzuar ditëlindjen e saj të mërkurën, kur edhe është zhvilluar rrethi i shtatë i bisedimeve Thaçi-Daçiq./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›