E Shtunë, 31 Tetor 2026

Romët e Shutkës së Shkupit rrihen për zgjedhje

Ministri Nezhdet Mustafa dhe drejtori i drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Shaban Saliu e kanë akuzuar deputetin Amdi Bajram për organizimin e sulmit të funksionarëve të tyre në komunën e Shutkës.

Shefi i shtabit zgjedhor të koalicionit Mustafa – Saliu ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është mbajtur për shërim në Qendrën Klinike të Shkupit, kurse edhe dy persona tjerë, në mesin e të cilëve edhe bartësi i listës, kanë pësuar lëndime trupore, raporton Zhurnal.

Amdi Bajram ka mohuar se ai ose aktivistët e tij janë përfshirë në dhunë, kurse për akuzat ka njoftuar se do të arsyetohet para medieve.

Sipas raportit të MPB-së, rrahja në mes të romëve ka ndodhur në afërsi të gjykatës hetuese në Shuto Orizari, kur të lënduarit kanë qenë duke lëvizur me automobil, kurse sulmuesit kanë bllokuar rrugën me një tjetër veturë dhe me shufra hekuri dhe grushte i kanë sulmuar përfaqësuesit e koalicionit Mustafa – Saliu./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›