Ashton më 17 prill viziton Beogradin

Serbia ende nuk ka marrë sinjalin se në cilën formë mund të vazhdojnë bisedimet për Kosovën. Siç mëson gazeta “Blic”, nëse ditëve në vijim BE nuk u dërgon ftesë negociatorëve, rrjedha e bisedimeve mund të jetë më e qartë më 17 prill, datë kjo kur është paralajmëruar që përfaqësuesja e lartë e BE-së, Ketrin Eshton mund të vizitojë Beogradin.
“Të gjitha palët në dialog, edhe Brukseli edhe Prishtina, janë ta gatshme që qëndrimi i Beogradit të mos nënshkruajë marrëveshjen të mos jetë edhe fundi i bisedimeve, Megjithatë, s’ka sinjale se çfarë dhe si të më tutje”, ka shtuar burimi i gazetës.
Kryeminstri serb Daçiq ka thënë dje se Serbia është e gatshme për vazhdimin e negociatave me Prishtinën, duke shtuar se për momentin nuk ka pasur kontakte lidhur me këtë./Indeksonline/