E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ashton në Birmani

Shefja e Politikës së Jashtme e BE-së, Catherine Ashton, po viziton Birmaninë, për të treguar mbështetjen e Unionit ndaj reformave të fundit politike në këtë shtet.

Ashton deklaroi se Bashkimi Evropian do të hapë një zyrë të re në nivel ambasade në kryeqytetin Rangun.

Ajo është takuar me lideren pro-demokratike, Aung San Suu Kyi dhe do të zhvillojë gjithashtu bisedime me ministra të qeverisë civile të mbështetur nga ushtria.

“Ky është një proces ndryshimi”, deklaroi Ashton gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Aung San Suu Kyi.

“Shpresoj se do të shohim të gjithë elementët të vihen në vendin e duhur, në mënyrë që ky të jetë një proces i pakthyeshëm e që vetëm do të vazhdojë”, ka shtuar Ashton.

Shefja e diplomacisë evropiane ka nënvizuar se roli i Bashkimit Evropian do të jetë ofrimi i investimeve dhe dhënia e asistencës, në veçanti në zonat e largëta rurale.

Diplomatët kanë deklaruar se zyra e re në Rangun kryesisht do të mbikëqyrë menaxhimin e programeve të asistencës, por do të ketë edhe një rol politik.

Më herët gjatë javës, BE ra dakord për të ndërprerë sanksionet ndaj Brimanisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›