Çeki, qeveria Neças kalon me sukses mocionin e mosbesimit

Kryeministri çek Petër Neças i ka mbijetuar një mocion mosbesimi parlamentar, pasi shumica e ligjvënësve mbështeti administratën e tij të qendrës së djathtë.
Koalicioni qeveritar, pëfshirë krahun e djathtë të Demokratëve Civilë dhe partinë TOP 09 si dhe një fraksion i partisë qendrore të Çështjeve Publike, u mbështet nga një shumicë prej 105 deputetëve të parlamentit me 200 ulëse.
Megjithatë, Neças përballet me detyrën e rëndë që të çojë përpara reformat e tij fiskale dhe shëndetësore në një parlament të ndarë.
Analistët poltikë thonë se janë të mundshme zgjedhjet e parakohshme, para atyre të rregullta të vitit 2014.