Arabia Saudite e pranoi familjen e Bin Ladenit

Arabia Saudite ka lejuar hyrjen në këtë vend të tri të vejave dhe fëmijëve të Osama Bin Ladenit, ka njoftuar gazeta arabe Ashkar Al Avsat.
Duke cituar një zyrtar anonim saudit, gazeta theksoi se autoritetet në Riad janë të bindura se të vejat dhe fëmijët e Bin Ladenit nuk kanë qenë pjesëmarrës në operacionit e rrjetit terrorist të Al Qaedës.
Bashkëshortet e Bin Ladenit, dy saudite dhe një jemenase, së bashku me dhjetë fëmijë, kanë zbarkuar të premten në Arabinë Saudite, pasi që u dëbuan nga Pakistani.
Familja e Bin Ladenit është mbajtur nën arrest shtëpiak në Pakistan, që nga vrasja e Bin Ladenit më 2 maj të vitit të kaluar, pas një aksioni të ndërmarrë nga njësitë speciale të SHBA-së.