E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta ne Shkoder Zgjedhjet e 8 majit demokratike

Nga Shkodra kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, i ka cilësuar zgjedhjet e 8 Majit si demokratike dhe brenda standarteve.Duke iu referuar parties socialiste Meta tha se situata politike  e tensionuar krijohet nga politika e vjetër që nuk respekton ligjet dhe gjykatat.

“Situata politike në vend është tërësisht normale, tërësisht demokratike dhe e qendrueshme. Besoj se kjo u tregua më së miri në ditën e zgjedhjeve. Problemet e vetme që kanë ardhur janë pikërisht tensionimet artificiale të cilat vijnë pikërisht nga politika e vjetër e shantazhit mbi votën e lirë, mbi institucionet, nga mosrespektimi i rregullave të lojës demokratike dhe natyrisht që për cdo mosmarrëveshje fjalën e fundit e ka gjykata”- tha Meta.

Duke u ndalur tek Kolegji zgjedhor Meta shprehu keqardhjen për mosrespektimin e Institucioneve.

“Vendimi i gjykatës është i detyruar për të gjithë. Cdo presion që i bëhet institucioneve është i papranueshëm dhe tregon qartë se në vendin tonë ka ende politikanë që flasin për integrimin europian por kanë mentalitete të cilat i takojnë një kohe që kemi lënë prapa me dekada”- u shpreh ai.

Kreu i LSI-se theksoi se ligji është parësor në vendin tonë, ndërsa për këtë janë institucionet e ngarkuara për zbatimin e tij.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›