Ashton nuk vizitonPrishtinën në fundtë muajit
PRISHTINE- Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, nuk do të qëndrojë në Kosovë, në fund të këtij muaji, siç ishte raportuar më parë, nga burime të Qeverisë së Kosovës.
Sipas burimeve nga Këshilli i Ministrave të BE-së, një vizitë e baroneshës Ashton në rajon, e planifikuar më parë nuk do të ndodhë tani. Përveç Prishtinës, Ashton kishte planifikuar të vizitonte edhe Beogradin, Tiranën dhe Sarajevën.
Burime të Bruksel kanë thënë për mediat kosovare se vizita e Ashtonit do të caktohet për një kohë tjetër, edhe pse nuk thuhet se kur përafërsisht mund të realizohet kjo vizitë.
(m.a/tg/BalkanWeb)