Lezhe, në flakë makina e policit dyshohet shkëndijë elektrike
LEZHE- Një automjet është shkrumbuar plotësisht nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Lezhës. Ngjarja ndodhi rreth orës 03: 30 të mengjesit te sotëm, në autostradën Lezhë-Shkodër, në hyrje të qytetit të Lezhës.
Një automjet tip Volksvagen me targa të Tiranës 7246 D, që drejtohej nga një efektiv policie po udhëtonte nga Shkodra në drejtim të Rinasit. Burime në vendngjarje kanë bërë të ditur se automjeti ka qenë në udhëtim e sipër, kur është përfshirë nga flakët. Nga të dhenat e para, mësohet se shkak i përfshirjes në flakë të automjetit ka qenë një shkëndijë elektrike e ndodhur në motor. Shoferi ka arritur të dalë në kohë pa pësuar dëmtime, ndërkohë që forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur izolimin dhe më pas shuarjen e flakëve. ( Shenim: fotoja arkiv)
(s.g/balkanWeb)