E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ashton viziton Kosovën

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Hashim Thaçi, duke njoftuar kabinetin qeveritar lidhur me takimin e gjashtë me radhë me homologin e tij serb, Ivica Daçiq në Bruksel, ka thënë se takimi tjetër i radhës do të mbahet më 20 mars. Poashtu kryeministri Thaçi ka njoftuar kabinetin qeveritar se pret që në ditët e ardhshme Kosovën ta vizitojë baronesha Catherine Ashton, me të cilën sipas Thaçit, do të ketë biseda të tjera këtu në Prishtinë, si institucione të Republikës së Kosovës, si lidership i Kosovës.

Ai edhe me këtë rast ka falënderuar baroneshën Ashton për, siç tha, udhëheqjen në këtë proces të normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë, por edhe mbështetjen konkrete dhe të fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Hashim Thaçi, duke njoftuar kabinetin qeveritar lidhur me takimin e gjashtë me radhë me homologin e tij serb, Ivica Daçiq në Bruksel, ka thënë se takimi tjetër i radhës do të mbahet më 20 mars. Poashtu kryeministri Thaçi ka njoftuar kabinetin qeveritar se pret që në ditët e ardhshme Kosovën ta vizitojë baronesha Catherine Ashton, me të cilën sipas Thaçit, do të ketë biseda të tjera këtu në Prishtinë, si institucione të Republikës së Kosovës, si lidership i Kosovës./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›