E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ashton viziton edhe Kosovën

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, pritet të vizitojë vendet e rajonit të ish-Jugosllavisë deri në fund të muajit shkurt, por detajet e vizitës ende nuk janë saktësuar.

Sipas zëdhënësit të saj, Luc Gulner, Ashton pritet të vizitojë Beogradin, Sarajevën dhe Prishtinën, por ndoshta edhe Shkupin dhe Podgoricën.

Catherine Ashton në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar nga Javier Solana mori funksionin e Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme, ndërsa dy ditë më parë edhe zyrtarisht është në detyrën e nënkryetarit të parë të Komisionit Europian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›