Woody Allen prezanton“Mesnate ne Paris”
KANE-Festivali i Kanës është çelur duke filluar nga projeksioni i filmit të Woody Allen “Mesnatë në Paris”, i cili u prit mes duartrokitjeve.
Ajo është komentuar si një përrallë romantike, ngjarjet e së cilës zhvillohen në Parisin e viteve ’20, ku interpretojnë Rachel McAdams, Owen Wilson dhe në një rol sekondar Carla Bruni. Premier dame e Francës nuk do të marrë pjesë në Festival për shkak të impenjimeve private dhe profesionale. Ndërkohë yje të kinematografisë do të shkelin në tapetin e kuq, si Brad Pitt dhe Sean Penn, protagoniste të filmit “Pema e jetës” i regjisorit Terence Malik. Të tjerë emra të njohur: Johnny Depp, Angelina Jolie, Penelope Cruz e shumë të tjerë. Në projeksion zyrtar janë 54 filmat që do të shfaqen. 20 prej tyre janë në kompeticion për Palmën e Artë. Ndër regjisorët në konkurim renditen Nanni Moretti, Pedro Almodovar, Aki Kaurismaki, Lars Von Trier e Paolo Sorrentino.
Çmimet do të ndahen brenda 22 majit. Kryetari i jurisë: Robert De Niro. Pjesetarë të saj, mes të tjerësh Uma Thurman dhe Jude Law. Palma e Artë për karrierën është vendosur që t’i jepet regjisorit italian Bernardo Bertolucci, çmim që për herë të parë do të jepet në fillim të Festivalit. Homazh do t’i bëhet regjisorit George Melies, me filmin e tij fantashkencë “Udhëtim në hënë”, i vitit 1902. Një kujtim i veçantë do t’u dedikohet regjisorëve viktima që në vendet e tyre janë shtypur nga regjimi. Për këtë rast do të shfaqen filmat e iranianëve Jafar Panahi dhe Mohammad Rasoulof, të dy të dënuar me 6 vjet burg. Një pritshmëri të lartë ka për dokumentarin “Vrasje e paligjshme”, realizuar nga aktori Keith Allen, i cili bën një rindërtim të incidentit ku humbi jetën Lady Diana dhe Dodi Al Fayed.
(d.b/BalkanWeb)