E Diel, 1 Nëntor 2026

Ashton në Kosovë28 dhe 29 mars, nëfokus axhenda me Serbinë

PRISHTINË- Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kethrin Ashton do të vizitojë Kosovën në datat 28 dhe 29 mars.

Vizita e saj vjen menjëherë pas raundit të dytë të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, që do të mbahet në 24-25 mars në Bruksel.

Shefja e ekipit kosovar në dialogun me Serbinë, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka thënë se gjatë vizitës së kryediplomates evropiane në Kosovë do të kërkohet të bëhet e qartë axhenda e bisedimeve me Serbinë dhe se çfarë fiton Kosova, duke qenë bashkëpunuese në këto negociata.

Raundi i parë i dialogut Kosovë Serbi, me ndërmjetësimin e BE-së në Bruksel, përfundoi pa ndonjë rezultat konkret, ndërsa më 24 dhe 25 mars do të mbahet raundi i dytë, ku pritet të bisedohet për çështje teknike. 

(e.m/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›