Rasti Limaj shqetësohenndërkombëtarët
PRISHTINE-Prania ndërkombëtare në Kosovë është e shqetësuar se situata e sigurisë si dhe stabiliteti institucional mund të rrezikohen pas arrestimeve nga EULEX te ish-anetareve të UCK, si dhe fletarrestimit ndaj ish ministrit Limaj. Pavaresisht disa shenjave në aspektin e sigurisë publike, shqetesimi i tyre me i madh mbetet stabiliteti politik. Një zyrtar i lartë në njërin prej misioneve ndërkombëtare në Kosovë ka thene per te perditshmen “Zeri” se, nderkombetaret janë jo pak të shqetësuar për gatishmërinë e dhjetëra banorëve të Kosovës që të mblidhen brenda pak minutash në mbrojtje të atyre, që kerkohen për krime lufte.
Reagimi vjen pas protestave te djeshme ne Malisheve dhe Prishtine, kunder arrestimeve te kryera te merkuren nga misioni europian EULEX. Vec kësaj, një tjetër shqetësim për ndërkombëtarët është edhe kriza e mundshme institucionale që jo vetëm ndërkombëtarët dyshojnë se mund të shkaktohet pas ngjarjeve të ditës së mërkurë.
Nje dite me pare, presidenti i Kosovës, Behxhet Pacolli reagoi per akuzat e ngritura ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së. “Ne besojmë se akuzat do të cilësohen si të pabazuara dhe shpejt do të provohet pafajësia e tyre, sikundër edhe shumë herë deri më tani”, thuhej në komunikatën ne lëshuar nga Presidenca. po keshtu edhe qeveria e Kosovës, përmes një deklarate, ka shprehur shqetësimin me arrestimet e ish-pjesëtarëve të UÇK-së nga EULEX-i.
Qeveria shpreh shqetësim për veprimet e fundit të EULEX-it duke vlerësuar se çdo përpjekje për njollosjen e luftëtarëve të UÇK-së do të dështojë edhe kësaj radhe. Qeveria e është e bindur se këto akuza do të vërtetohen si të pabazuara dhe të shpifura, për arsye se lufta çlirimtare e UÇK-së ka qenë në mbrojtje të vendit dhe popullit tone”-thuhej ne reagimin e ezekutivit kosovar.
(d.b/e.rusi/News24/BalkanWeb)