Asistencë për reformën zgjedhore, ekspertët e ODIHR-it nisin takimet
TIRANE - Ekspertët e ODIHR-it kanë nisur sot takimet me përfaqësues të Kuvendit për t’i dhënë asistencë komisionit parlamentar për reformën zgjedhore.
I pari takim i eksperteve ishte ai me kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli.
Misioni i ekspertëve të ODIHR-it mbërriti të martën në Tiranë, për të ofruar këshillim për ndryshimet e planifikuara në kodin zgjedhor që do hartohen nga komisioni i posaçëm para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013.
“Sipas praktikës së mirë, të pranuar gjerësisht, që ndryshimet në legjislacionin zgjedhor të paraqiten të paktën një vit përpara zgjedhjeve, ODIHR-i është i gatshëm ta ofrojë menjëherë ndihmën e tij”- deklaroi një ditë më parë Beata Martin-Rozumiloëicz, drejtuese e Departamentit të Zgjedhjeve në ODIHR.
(er.nu/news24/BalkanWeb)