E Diel, 1 Nëntor 2026

Komandanti i KFOR sot vizitë zyrtare në Tiranë

TIRANË- Komandanti i KFOR-it Erhard Drews po zhvillon të mërkurën një vizitë zyrtare në Tiranë.

Sipas burimeve për shtyp, në ceremoninë zyrtare, e cila po organizohet në Ministrinë e Mbrojtjes komandati Drews u prit nga ministri i Mbrojtjes, Arben Imami dhe nga zyrtarë të lartë të mbrojtjes.

Gjermani Erhard Drews e mori detyrën si komandat i KFOR-it në Kosovë në 9 shtator të vitit 2011, ndërsa më parë ka qënë komandant i divizionit të desantit ajror në Bundeswehr.

Aktualisht, në Kosovë ndodhen rreth 6000 ushtarë të KFOR-it, përfshirë edhe ushtarët të cilët erdhën si përforcim pas aksionit të 25 korrikut në veri të Kosovës.

KFOR-i është një trupë e armatosur ndërkombëtare e formuar nga bashkësia ndërkombëtare pas Luftës në Kosovë, me qëllim sigurinë në Kosovë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›