E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Vlorë, humb jetën çifti i bashkëshortëve

VLORE – Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik në Fushë-Dukat të Vlorës. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, kur automjeti me targa VL 6408 C ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.

Burime nga policia bëjnë të ditur se viktimat janë çifti i bashkëshortëve Sulo dhe Mino Liko, të dy rreth 75-vjeç, të cilët ishin pasagjerë në automjetin e aksidentuar.

Si pasojë e aksidentit është plagosur edhe drejtuesi i mjetit, Azis Gjoni, i cili u transportua menjëherë në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht policia dyshon se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështia në rrugë.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›