Greqi, vrasje e egër e një çifti të rinjsh, vajza shqiptare
SELANIK - Një krim i tmerrshëm ndaj dy të rinjve, të moshave 15 dhe 16 vjeç, është zbuluar nga policia greke, e cila gjeti trupat e masakruar dhe të dekompozuar në një zonë rurale në Lagada.
Policia bën të ditur se vajza ishte një shqiptare nga një fshat i Korcës dhe jetonte në Selanik, ndërsa djali nga një fshat i Xanthit në Greqi dhe të dy ishin raportuar të zhdukur rreth një muaj më parë.
Policia ka hetuar mbi vrasjen dhe ka zbuluar se dy të rinjtë kanë vdekur të goditur egërsisht.
Policia arriti të njohë kufomat nëpërmjet testit të ADN-së, pasi ishin plotësisht të dekompozuara.
Të dy adoleshentët të cilët ishin miq të ngushtë dhe familjarët kishin deklaruar zhdukjen e tyre që para një muaji, kohë gjatë së cilës kërkimet nuk kanë rreshtur nga policia e Selanikut.
Departamenti i policisë së krimeve kundër jetës dhe sigurisë në Selanik janë duke kërkuar vrasësin apo vrasësit dhe motivet e kësaj vrasjeje të egër të dyfishtë të dy adoleshentëve.
Trupin e djalit dhe trupin e vajzës, i zbuloi një banor i zonës, i cili shkoi në pyllin pranë lumit, për të mbledhur drurë. Pasi pa pamjen e frikshme ai njoftoi policinë, e cila mbërriti në vendngjarje dhe kreu hetimet e rastit.
Mjek ligjor zbuloi se adoleshentët ishin goditur në kokë dhe gjoks me një objekt të fortë, ndoshta me sëpatë.
Sipas të dhënave, vrasja mund të ketë ndodhur edhe diku tjetër dhe trupat janë hedhur aty për të mos u zbuluar. Hetimet vazhdojnë.