Rikthehet acari, komunat e thella mes izolimit dhe mungesës së energjisë
Rikthimi i temperaturave nën zero gradë ka risjellë edhe problematikën e qarkullimit në komunat dhe zonat e thella të vendit për shkak të ngricave dhe dëborës.
Moti i keq ka shkaktuar edhe avari në sistemin e energjisë elektrike në komunat në verilindje dhe juglindje të vendit, duke sjellë edhe ndërprejen e vazhdueshme të energjisë në këto zona.
Mësohet se në rrethin e Bulqizës dëbora e rënë gjatë natës ka bërë që qarkullimi në akset Bulqizë-Peshkopi, Bulqizë-Kraste dhe Bulqizë-Qafe e Dushkut të kryhet vetëm me zinxhirë.
Ndërkaq në komunat e thella trashësia e dëborës ka arritur në 20 cm dhe mësohet se në rrugët problematike po hidhet skorje.
Në Kukës aksi Kukës-Krume kalohet vetëm me zinxhirë ndërsa janë bllokuar akset Kukës-Shishtavec dhe Kukës-Peshkopi. Dëbora ka izoluar edhe komunat Topojan, Grykë-Cajë, Arren, Bushtricë në Kukës dhe Zapod.
Sipas të dhënave bëhet me dije se Qafa e LLogarasë është e kalueshme vetëm me zinxhirë. Po ashtu probleme në qarkullim janë shënuar edhe në qarkun e Dibrës, ku mësohet se është bllokuar aksi Peshkopi-Librazhd.
Ndërsa lëvizet vetëm me zinxhirë në akset Peshkopi-Kukës, Peshkopi Qafë-Buall. Për shkak të motit të keq komunat Kalaja e Dodës, Trebisht, Ostren dhe Lurë janë bllokuar.
Shkrime të tjera me interes:
- Moti i keq, dëbora izolon zonat e thella Reshjet e pandërprera të dëbores gjatë natës së kaluar kanë...
- Dëbora në vend, situatë problematike në disa rrugë dhe komuna Temperaturat e ulëta dhe rreshjet e dëbores vazhdojnë të vështirësojnë...
- Moti i keq izolon sërish rrugë dhe komuna në vend Temperaturat e ulëta kanë risjellë reshjet e dëborës në disa...