Asistenti i Madoff vetëshpallet fajtor për mashtrime në miliarda dollarë
Përfaqësuei prej një kohe të gjatë i Bernard Madoff, Frank DiPascali pranoi fajin për krimet e kryera duke përfshirë edhe mashtrimin më të madh të investimeve në "Wall Street'.
DiPascali u vetshpall fajtor për 10 akuzat e ngritura nga prokurorët e SHBA-së që përfshijëne konspiracion, mashtrim me letrat me vlerë, pastrimin e parave dhe shkelje të betimit. Ai rrezikon të përballet me një dënime maksimal prej 20-vjetësh në burg vetëm në disa nga akuzat dhe më një gjobë deri në 500 mijë dollarë.
" Unë jam duke qëndruar këtu sot për tju treguar juve se që nga fillimi i viteve 1990 deri në 2008 unë kam ndihmuar Bernie Madoff dhe persona të tjerë që të kryenin një mashtrim", tha 52-vjeçari DiPascali në Gjykatën Federale të Manhatanit duke lexuar një deklaratë të përgatitur.
Ai nuk identifikoi emrat e personave të tjerë përveçse financierit të turpëruar.
DiPascali tha gjithashtu se ai regjistroi letrat tregtare me vlerë që ishin fiktive dhe se në janar të 2006, nën drejtimin e Bernie Madoff ai kishte gënjyer "SEC" në lidhje me aktivitetet e firmës.
DiPascali ka punuar për 33-vjet si një këshillues i investimeve për firmën e investimeve të letrave me vlerë të Bernard Madoff " LLC" në Nju Jork, shumë prej këtyre viteve si officer financiar, përpara se rënia ekonomike e 2008 të ekspozonte një mashtrim me vlerë 65 miliardë dollarë.
Gjykatësi i Shteteve të Bashkuara Judge Richard Sullivan tha se DiPascali nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi 7-faqesh me qeverinë e SHBA-së dhe se ish-drejtuesi financiar Madoff po shpreson nëse gjykata do të marrë në konsideratë një dënim të lehtë ndaj tij.
71-vjeçari Madoff pranoi fajin në mars dhe ndodhet në një burg të sigurisë së mesme në Butner të Karolinës Veriore, pasi një gjykatë e dënoi atë më 29 qershor me 150-vjet burgim të përjetshëm.