E Diel, 1 Nëntor 2026

Iakuinta: “Juventusi, një stacion i madh”

Juventusi është një nga skuadrat më aktive në Serinë A. Klubi bardhezi pas blerjes së rëndësishme të Almiron, zyrtarizoi edhe mbërritjen e re, Vicenco Iakuintën nga Udinieze. Pas disa ditësh tratativa bardhezinjtë pranuan të paguajnë 11,3 milionë euro për klubin friulian, shumë që do të paguhet në tre kestë vjetore. Sulmuesi firmosi me "Zonjën e vjetër" një kontratë pesëvjecare.
"Pas 7 sezoneve në Udine erdhi momenti të bëj një kapërcim cilësor". Kështu e përcaktoi Iakuinta transferimin e tij te Juventusi: "Besoj se kam moshën e duhur për ta realizuar këtë ëndërr. Jam i vetëdijshëm se do të jem në "top" dhe nga ky moment gjithcka do të jetë e vështirë pasi shtohet më shumë presioni". Administratori i Juves, Zhan Klod Blank siguron: "Ikauinta është një tjetër kampion bote që do të kontribuojë në shkrimin e faqeve të reja të hitorisë së Juves. Një hap tjetër përpara për të rihyrë kompetitiv në Serinë A". Tekniku Klaudio Ranieri pas Zdenek Grygera, Hasan Salihamidzic do të ketë një tjetër futbollist të rëndësishëm në grupin e tij, për më tepër një sulmues i cili u shpall kampion i botës me Italinë në Gjermani. Ranieri beson se Iakuinta mund t'i garantojë klubit një numër të rëndësishëm golash. "Një sfidë e madhe, të cilën do ta përballoj me entuziazëm dhe me krenari për ta sjellë këtë skuadër (Juventusin) në nivelet maksimale, në Itali dhe në Europë", - tha Iakuinta. Juventusi përgatitet edhe për një blerje tjetër të rëndësishme, madje i duhet të fitojë dhe një duel në largësi me Realin e Madridit. Drejtori i Përgjithshëm i Juventusit, ALesio Seko do të shkojë vetë në Saragoza të Spanjës për të siguruar shërbimet e Gabriel Militos, qendërmbrojtësit 26-vjecar të Real Saragozës. Një gjë është e sigurt: lojtari dëshiron Torinon dhe Juventusin, ndërkohë që klubi spanjoll është në pritje të propozimeve për të vendosur ofertën më të mirë. Pista të nxehta në vijën sulmuesin për drejtuesit bardhezi vazhdojnë të mbeten Rolando Bianki dhe Jan Klas Huntelar, ospsione të cilat përgjigjen e fundit do të jepët brenda 30 qershorit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›