E Diel, 1 Nëntor 2026

Besa , me 20 qershor ne Mavrove te Maqedonise

Besa nga Kavaja për shkak të ndeshjeve paraeliminatore në Kupën e UEFA para ca ditëve i ka nisur përgatitjet për sezonin e ri të futbollit. Mesfushori shqiptar iu ka bashkuar skuadrës e cila sivjet do të drejtohet nga trajneri rumun Silviu Dimitresku. "Pas një pushimi të shkurtër që pata në Maqedoni sërish jam kthyer në Kavajë. Para dy ditëve i kemi filluar stërvitjet, ndërsa risi është se drejtuesit e klubit kanë sjell trajner të ri - rumunin Dimitresku. Dihet se fillimi është pak sa i vështirë, por unë shpresoj se do t'i përballojmë të gjitha këtyre vështirësive", është shprehur lojtari Arben Nuhiu. Ai thotë se prej 20 qershorit ekspedita e Besës do të shpërngulet në Maqedoni në qendrën sportive "Mavrovo", ku do të rrisin intensitetin e përgatitjeve. "Nga mesi i kësaj jave do të vijmë në Maqedoni, ku do të jemi të vendosur në Mavrovë. Aty do të zhvillojmë përgatitje 12 ditëshe dhe kujtoj se të gatshëm do ta presim ndeshjen e parë në paraeliminatorët e Kupës UEFA", ka shtuar ai.
Nuhiu shpreson se skuadra e tij do të ketë fat në hedhjen e shortit dhe me Besën të kalojnë së paku një kundërshtarë, ndërsa kush do të jetë rivali i tyre do të mësojnë më 29 qershor.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›