E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Ngricë” Meklaren-Alonso

Vazhdojnë të jenë gjithmonë e më të hidhura raportet midis Meklarenit dhe Fernando Alonsos. Pas deklarimeve të "nxehta" të kampionit të botës në lidhje më një transferim të mundshëm të Ferrarri, nga Spanja vinë zëra për një prishje të mundshme të kontratës së Alonsos në fund të sezonit. Sipas gazetës "Marca" Alonso është gati i asfiksuar nga Meklaren. Spanjolli dëshiron të fitojë titullin kampion, por për ta bërë këtë duhet të rregullojë më parë raportet me skuderinë anglo-gjermane. Dy herë kampioni i botës me skuderinë franceze Reno është mundur nga një debutues si Luis Hemilton. Fernando Alonso nuk mund të lejojë të humbasë mundësinë për trofeun e tretë me një skuderi që nuk fiton prej tetë vjetësh. Nësë Alonso ndjen "ftohtë" në raportet e tij me Meklaren, britaniku 22-vjecar Hemilton ndjen një ambinet të jashtëzakonshëm, të ngrohtë dhe konstant. Në fatkt, shkruan siti italian tgcom.it, kampion asturian dëshiron të konfirmojë klasin e tij me skuderinë anglo-gjermane dhe pastaj të vendosë për rtë ardhmen. Një e ardhme që e sheh larg Meklarenit dhe që mund të bëhet shpejt i gjithë i kuq me Ferrarin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›