Askush nuk dyshon tek vërtetësia e thënieve të Berishës për Ramën

Fjalimi i Sali Berishës ka gjetur solidaritetin e të gjithë shqiptarëve, të cilët vlerësojnë aktin e tij moral, i cili pati kurajon të shqiptojë të vërtetat e pakundërshtueshme, të cilat i di e gjithë Shqipëria.
Përballë këtij solidariteti, Edi Rama ka nxjerrë për t’u mbrojtur një ushtri deputetësh kukulla, të cilët s’mundën dot të mohonin asnjë akuzë, por thjesht përsëritën parullën “Edi në rrezik”.
A kanë nëna, motra e gra këto buratinë politikë, që rreshtohen pas një njeriu antigrua e antifamilje? Modeli paraardhës i perversitetit të Enver Hoxhës u kushtoi shtrenjë shqiptarëve, të cilët plaseshin burgjeve, kur thoshin sekretet e perversiteteve të tij, por pas fjalimit të Berishës, ky sistem hipokrizie nuk mund të vazhdojë më. Tani ka ardhur momenti që edhe buratinët e PS-së të turpërohen, kur mendojnë se rreshtohen pas nje perversi të shndërruar në kukull të mafies antishqiptare
Një ditë pas fjalimit të kryeministrit Sali Berisha në parlament, i cili theu kodin imoral të heshtjes për sjelljen e politikanëve në jetën e tyre private, edhe kur ajo binte kryekëput ndesh me moralin e shqiptarit dhe aspiratat e shoqërisë, analistët e majtë dhe i gjithë establishmenti i propagandës majtiste nuk mundën të përgënjështronin asnjërën prej frazave që Sali Berisha shqiptoi në adresë të Edvin Ramës. S’mundën të përgënjështronin asnjërën prej tyre, pasi ato janë të vërteta të njohura, të cilat i thoshim të gjithë në biseda private, por kafshonim buzën teksa shihnim një njeri jonormal, antifamilje e antishqiptar që bënte çmos ta shndërronte PS-në që ka uzurpuar në një barrikadë kundër reformave integruese. Kryeministri Berisha kreu një shërbim të madh qytetar, duke e transkriptuar liderin e opozitës në gjuhën e thjeshtë dhe me të vërtetën e thjeshtë, në mënyrë që të lexohet si duhet se Edi Rama nuk është përfaqësuesi i popullit të thjeshtë socialist, as i votuesve shqiptarë, bile as i ylberistëve shqiptarë. Të gjitha këto shfaqje shumëdimensionale janë tregues të një patologjie skizofrene, tha kryeministri Berisha në denoncimin e tij parlamentar, si një akt i madh qytetar, por shqiptarët duhet të shpëtojnë nga ky njeri, nuk duhet të ndalen nga patologjitë e tij. Dhe mesazhi u kuptua drejt prej qytetarëve. Një ditë më vonë të gjithë shprehën solidaritetin me këtë mesazh, askush nuk shtroi asnjë hije dyshimi, ishte gjithçka si kuintesenca e një leximi të përbashkët për një rrezik të vërtetë dhe të mirëfilltë që i kanoset demokracisë shqiptare, rreziku nga një lider opozite me patologji skizofrenie dhe që është shndërruar një kukull në duart e mafias rajonale, të cilat nuk e duan vendin të integrohet në BE, pasi kështu edhe u pakësohen hapësirat për krim e grabitje.
Por përballë këtij akti qytetar, në PS u shfaq perversiteti i dyfytyrësisë, me fjalë të tjera u shfaq politika e pafytyrësisë. Pa guxuar ta mbrojnë hapur Edvinin dhe divorcin e tij me moralin shqiptar, një shpurë e papërgjegjshme u shfaq në selinë e PS-së, në formën e obelisqeve monumentale të stalinizmit, pa pyetur nëse ata vetë kanë motra, nëna e gra, pa pyetur se ç’mendojnë ato për shërbesat që po i kryejnë një njeriu antifemër, antimashkull e antifamilje. Kjo shpurë s’pati dje oratorë, por në kor klithi që të mos sulmohej më Edi Rama. S’ishte më as vota e as demokracia në rendin e ditës, por parulla perverse “Edi në rrezik”. E të mendosh se shërbesa qytetare kërkon që ata të hapin sytë e të ruhen nga kryetari i tyre pervers. Logjikisht të gjithë këta deputetë apo anëtarë të rëndësishëm të forumeve të larta socialiste e kanë nga një nënë dhe një motër apo vëlla nëpër shtëpitë e tyre. Pas akuzave publike të kryeministrit kundrejt Edi Ramës normale do të ishte që të përgënjeshtroheshin ato në të gjitha komponentët dhe nivelet që u bënë duke i marrë një nga një. U përzgjodh Blendi Klosi për avokatinë memece të Edvinit. Të gjithë prisnin që ai të përgënjeshtronte akuzat, por në vend të kësaj u dëgjua një deklaratë e sforcuar se duhet të shtrëngohen radhët ndaj kryetarit tani që ai është në hall. Të gjithë ata që u shfaqën pas Klosit janë të nderuar, por meqënëse të gjitha kanë nënat dhe motrat në shtëpitë e tyre duhet të ishin distancuar nga ai njeri që akuzohet publikisht e që nuk ka mundur dot t’i përgënjeshtrojë akuzat deri më tani. Të gjitha ata që u shfaqën pas Blendi Klosit duhet të shqetësoheshin realisht sa herë i japin tani dorën Edi Ramës, sepse nuk e di askush se ku i ka patur ato më parë. Kjo pasi CLIMAX-i lë pasoja dhe ul rrezikshëmrinë, por nuk e zhduk perversitetin. Ata duhet të distancoheshin se kanë vajza e djem nëpër shtëpitë e tyre dhe jo të shtrëngonin radhët partiake. Futja në sensin e kundërlëvizjes sjell pasoja dhe ato nuk do të vonojnë të vijnë për të gjithë ata që ishin pas Klosit në atë dalje publike puthadore ndaj Ramës. Si nëna e baballarë të nderuar, ata duhet të kërkonin llogari e të sqaronin pozicionin e tyre kundrejt Kryetarit Rama. Të paktën dikush duhej që ta pyeste nëse janë apo jo të vërteta akuzat. Askush nuk e ka bërë. Qëndrimi ndaj familjes dhe moralit duhej të ishte shembullor, aq më tepër që deputetë socialistë pretendojnë se i kanë dhe i mbrojnë këto vlera. Rreshtimi i tyre në krah të Ramës nuk mund të jetë gjë tjetër veçse frikë dhe pamundësi pasi në të kundërt do të ishte hipokrizi. Do të ishin deklarata hipokrite të gjitha ato që janë bërë nga zyrtarët socialistë nëpër fushatë, në media apo ekrane televizive mbi pastërtinë e familjeve të tyre dhe rolin e bijve apo bijave të tyre.
Spiralja e shtrëngimit të radhëve ndaj Ramës dhe jo ndaj familjes dhe vlerave të shoqërisë shqiptare ngre pikëpyetje mbi të gjithë ata që dolën dhe bënë thirrje pro Edvinit. Të gjithë këta socialistë të niveleve të larta partiake, me funksione publike të nderuara që i fituan pas apo para zgjedhjeve të vitit 2009, duhet të kishin bërë zgjedhjen e tyre për të denoncuar korrupsionin, mafien, Dritan Dajtin, Ginën, Aldo Baren, etj. Në fakt brenda radhëve të tyre ata i pengojnë edhe problemet kur fëmijë të funksionarëve të lartë socialistë janë plagosur, arrestuar e më pas liruar për vepra kriminale, apo kur vetë deputetë janë shfaqur në lidhje të shkurtra me Aldo Baren apo me Aldo Baret e grabitjes së tokave. Rreshtimi i tyre në krah të Ramës pas akuzave të Berishës i largon ata nga e vërteta dhe i rreshton me hipokrizinë.
Është një hipokrizi e rrezikshme të cilët shqiptarët e paguan shtrenjë, kur nuk ia përplasën në fytyrë me kohë jetën e dyfishtë Enver Hoxhës, por ia nënvleftësuan, bile herë-herë edhe ia pranuan, por pas përfundimit të luftës, ata u rreshtuan burgjeve apo edhe u ekzekutuan, sa herë u kapën teksa rrëfenin për jetën e dyfishtë të Enverit, për shkatërrimin e vlerave familjare, për rrënimin e moralit të shqiptarëve dhe për identifikimin e të gjithëve me njeriun-hipokrit, vegël e skllav që ai e quajti me cinizëm “njeriu i ri”. Ky njeri pervers që modelin e njeriut të ri u mundua ta masivizojë edhe më shumë sesa Pol Poti prodhoi një intensifikim të diktaturës edhe për shkak të jetës së dyfishtë dhe tëhuajësimit nga morali i shqiptarit. Prej andej vijnë edhe të gjitha qendrimet apatride, në thelb krejt në kundërshtim me interesat e shqiptarëve. Ky model u ngrit shumë me Edi Ramën, por shqiptarëve sërish po u kërkohet të respektojnë kodin e heshtjes, duke e lënë perversin ta përhapë virusin e tij edhe në institucione, e më pas nga pasioni i virusit të shitet gjithçka: interesat e politikës, interesat e vendit... Gjithçka për të kuruar interesat e vesit, gjithçka për fytyrën e dytë, të tretë e të pafundme të Edvinit... Disa numërime i bëri Sali Berisha, si njeriu antifamilje, njeriu antifemër dhe politikani i shndërruar në vegël të interesave antishqiptare. Është një numërim i thjeshtë e kuptimplotë për të treguar se s’ka vend të flitet për kod heshtjeje e as për të lënë të kalojnë veset e një perversi që po infekton politikën. S’ka vend për tolerancë të tillë. Bile mund të themi se jemi vonuar, por shenja e mirë është se fjalimi i Sali Berishës dhe shqiptimi i të vërtetave të ditura botërisht ka gjetur një solidaritet të madh nga qytetarët... Prej kësaj shenje të mirë, mund të parathuhet se virusi i perversitetit është i izoluar në një klan të ngushtë, në një shoqëri sekrete, që vërtitet rreth Kullës së Pezës, por që s’do të ketë mundësi të përsërisë eksperimentin tragjik të paraardhësit të tij pervers...