E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Honeymoons” në TIFF, merr pjesë edhe Paskaljeviç

Autori i Lajmit: Redaksia
“Nuk kam një imazh, unë kam shpirt. Me këtë do të doja që të më identifikonin të gjithë, nuk bëj kurrë një film të paramenduar por jam i hapur dhe me shumë shpirt, edhe atëherë kur bëj filma me karaktere negative unë përpiqem ti kuptoj personazhet”. Me këto fjalë regjisori Goran Paskaljeviç takohej në 2006 me gazetarët shqiptarë në TIFF. Dje, Tirana International Film Festival (TIFF) erdhi me një premierë të veçantë, e cila ka bërë bujë edhe pa patur prezantimin e saj shqiptar. Në sallën “Kadri Roshi” të TK-së nisi edicioni i shtatë i TIFF, i cili u hap me filmin “Muaj mjalti”, filmi i parë serbo-shqiptar, me pjesëmarrje të konfirmuar nga organizatorët edhe prezenca e regjisorit serb Goran Paskaljeviç. “Honeymoons” sjell një realizim filmik jo të lehtëlehtë. Paskaljeviç ka treguar se si synimet e tij filmike u sulmuan si nga nacionalistët serbë dhe ata shqiptarë. Disa serbë “më përshkruan mua si një tradhtar”. Nuk flitet për një film politik. Për fat të keq Ballkani tregon se politika është fort e ndërthurur në jetët njerëzore. Shumë herë ajo ndryshon edhe fatet njerëzore. Paskaljeviç këmbëngul se “Muaji i mjaltit” është larg politikës, ai sjell fate dhe ngjarje njerëzore, i pasur me ndodhitë e të përditshmes. Goran Paskaljeviç, u nderua me çmimin e karrierës në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Selanik. Pas “Olympia Theatre” të Selanikut, më 19 nëntor, “Muaji i mjaltit”, fituesi i çmimit “Golden Spike” në Valladolid të Spanjës. Gjithashtu fili ka patur prezenca ndërkombëtare në Festivalin e Venecias dhe Torontos. Sot është premiera e parë zyrtare shqiptare në Tiranë.

Ky lajm është publikuar: 29/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›