Askush s’e priste golin me thembër

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është i lumtur që e shënoi me thembër golin e fitores së ekipit të tij ndaj Rayo Vallecanos.
Ky i fundit humbi disa raste të mira para se ylli portugez ta shënonte një gol të rrallë, i cili e ka vlerën e tri pikëve.
“Rayo bëri lojë të mirë dhe na vuri në vështirësi. Kishin mundësi ta barazonin rezultatin, por ne u mbrojtëm mirë dhe shënuam. Jemi krenarë me punën që e bëmë, sepse këto tri pikë do na ndihmojnë ta fitojmë titullin. Unë nuk e dija se do të shënoja, vetëm e godita topin me thembër dhe pastaj i befasova mbrojtësit dhe portierin”, tha Ronaldo.