Lëndohet Drogba

Vetëm pak kohë pasi u rikthye nga Kupa e Afrikës, Didier Drogba ka pësuar lëndim në gjurin e djathtë. Sulmuesi i Chelseas u desh të zëvendësohej në pjesën e dytë të shtunën në fitoren 3:0 ndaj Boltonit për shkak se ndiente dhimbje.
Për këtë, numri 9 i klubit londinez nuk do të luajë në miqësoren të cilën do ta zhvillojë Bregu i Fildishtë të mërkurën kundër Guineas në Abidjan.
Siç ka bërë të ditur klubi anglez, Drogba nuk i është përgjigjur ftesës së vendit të tij në përgatitjet që po mbahen në Cobham, për të qëndruar në Londër për shërim.