E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter, krejt mbrapshtë

Interi po kalon njërin prej momenteve më të vështira në histori të klubit. Skuadra Nerazzurre e ka regjistruar humbjen e pestë rresht, pasi u dorëzua përballë Napolit të dielën mbrëma në kuadër të xhiros së 25-të të kampionatit italian të futbollit, Serie A.

Seria negative e ekipit zikaltër kishte nisur pas barazimit në shtëpi me Palermon (më 1 shkurt, 4:4), për të vazhduar më pas me humbjen 0:4 nga Roma, pastaj atë kundër Novarës (0:1) dhe me Bolognan (0:3).

Interi humbi edhe nga Olympique Marseille 0:1, në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve, kurse me Napolin të dielën e kompletoi pesëshen e humbjeve. Lëre që ka humbur në pesë ndeshjes e fundit, por nuk ka arritur të shënojë fare në këto ndeshje.

Vetëm 18 vjet më parë, klubi i Massimo Morattit kishte përjetuar një krizë të tillë. Në vitin 1994, Interi kishte pësuar 4 humbje rresht në kampionat dhe 1 në kupat evropiane. Ishte periudha mars-prill e sezonit 1993/94: Parma-Inter 4-1, Milan-Inter 2-1, Inter-Genoa 1-3, Cagliari-Inter 3-2 në Kupën UEFA, Juventus-Inter 1-0.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›