E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wenger shpreson në eliminimin e Milanit

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger shpreson që pas pesë golave të shënuar ndaj Tottenhamit të dielën, lojtarët e tij mund ta përsërisin këtë ndeshje edhe me Milanin, në ndeshjen e kthimit të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve.

Rossonerët fituan 4:0 në ndeshjen e parë, por trajneri francez beson në përmbysje të rezultatit.

“Fatkeqësisht, për ne do të jetë një javë e ngjeshur. Disa prej lojtarëve tanë do të luajnë të mërkurën, të dielën luajmë me Liverpoolin, kurse të martën me Milanin. E vetmja përgjigje që mund ta them është se do të provojmë”, deklaroi Wenger.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›